Ballina Aktualitet

Peleshi: Rezultatet e para të monitorimit të dy satelitëve, bazë e mirë e vëzhgimit të territorit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, rezultatet e para të monitorimit të dy satelitëve “Albania 1” dhe Albania 2” kanë krijuar tashmë një bazë të mirë të vëzhgimit të territorit, për parandalimin e zjarreve, përmbytjeve, ndërtimet informale apo edhe në fushën e sigurisë kombëtare.

Peleshi theksoi se kjo është, një arritje që e bën Shqipërinë pjesë të ekonomisë së re të hapësirës dhe fton specialistët e fushës t’i bashkohen rrjetit të ekspertëve në institucionet shtetërore.

Ditën e sotme u zhvillua eventi për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit  satelitor” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Me një gamë të gjerë përdorimi, nga parandalimi i zjarreve te përmbytjet, duke vijuar te bujqësia dhe ndërtimi pa leje, Shqipëria përmes satelitëve të hedhur në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2”, bëhet pjesë e epokës së ekonomisë së hapësirës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Numri i vdekjeve në Mesdhe është më i larti që nga viti 2017
Artikulli tjetërMADRID – Shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar droge në Spanjë dhe Portugali