TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka falënderuar kryeministrin Rama dhe shqiptarët për mikpritjen në vizitën e tij në Shqipëri.
Në një postim në Twitter, Clinton e cilësoi ceremoninë e pritjes si një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë.
Clinton shprehet se ai e ka pasur për nder që të punojë me shqiptarët me synimin për të forcuar miqësinë midis SHBA-së dhe Shqipërisë.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë! Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Bill Clinton.
/r.e/


























