Ballina Aktualitet

Ish-presidenti Clinton mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Avioni me të cilin udhëtonte ish-presidenti Clinton, ka zbritur në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” rreth orës 15:30. Në pistën e aeroportit në një pritje të veçantë ishte kryeministri Rama që i dha mirëseardhjen.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”, shkruan Rama, ndërsa ndan dhe një foto të takimit me Clinton në rrjetet sociale.

“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, përfundon ftesën e tij për qytetarët kryeministri Rama.

Pas pritjes, Clinton dhe eskorta e tij lanë aeroportin e Rinasit për t’u nisur drejt Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVizita e Clinton në Shqipëri, ambasada e SHBA: Moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona
Artikulli tjetërKrifca: Hapësira të reja në Korçë e Vlorë për përpunimin e produkteve