Ballina Bota

FRANCË – Policia arreston 719 persona pas trazirave në mbarë vendin

PARIS, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Policia franceze arrestoi dje në mbrëmje të paktën 719 persona gjatë trazirave për shkak të brutalitetit të policisë, sipas një vlerësimi fillestar të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, gjatë trazirave janë plagosur 45 oficerë policie.

Ne terren u angazhuan 45 000 oficerë policie dhe mijëra zjarrëfikës.

Trazirat u shkaktuan pasi një oficer policie qëlloi dhe vrau një shofer 17-vjeçar, Nahel, gjatë një kontrolli në trafik.

Polici i dyshuar për vrasjen e adoleshentit është lënë në paraburgim dhe po përballet me një hetim paraprak për vrasje nga pakujdesia. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Austria kërkon t’i bashkohet sistemit evropian të mbrojtjes ajrore
Artikulli tjetërSezoni turistik, Policia: 1 700 efektivë monitorojnë bregdetin, kontrolle edhe në zonat malore