Ballina Bota

KAJRO – Borrell: BE 20 milionë euro për krizën e refugjatëve në Egjipt

ROMË, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Egjipti po luan një rol të rëndësishëm si vend pritës dhe po tregon bujari ndaj refugjatëve sudanezë që ikin nga vendi, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell gjatë vizitës së tij në Kajro.

“Bashkimi Evropian do të sigurojë si reagim të menjëhershëm një fond shtesë prej 20 milionë eurosh për të mbështetur Egjiptin në trajtimin e krizës së re të refugjatëve”, shtoi ai.

“Partneriteti BE-Egjipt është i një rëndësie strategjike për ne”, tha Borrell.

“Me Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry, diskutuam për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, duke përfshirë energjinë, tregtinë, të drejtat e njeriut dhe migrimin, si dhe çështjet rajonale si Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme (MEPP), Siria dhe ujërat e lumit Nil”, theksoi Borrell.

“Kriza aktuale e ushqimit është pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së Putinit, pasi shumica e importeve të grurit të Egjiptit vijnë nga Ukraina. Ne kemi nevojë për një paqe të drejtë dhe të barabartë për Ukrainën”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia kontrolle të shtuara në fundjavë
Artikulli tjetërKushi: Universitetet, promovim degëve prioritare, punësim studentëve pas diplomimit