Ballina Flash

IA tashmë parashikon edhe ndryshimet e grupit parlamentar të deputetëve

PIZA, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale (AI) dhe politika takohen në një algoritëm: duke analizuar votat e kaluara, IA është në gjendje të parashikojë ndryshimin e grupit parlamentar të deputetëve, duke bërë kështu të mundur hetimin e sjelljes së klasës politike.

Studimi italian, i botuar në revistën iScience, lindi nga bashkëpunimi midis dy Instituteve të Shkollës së Studimeve të Avancuara Sant’Anna në Piza, Institutit të BioRobotikës dhe Institutit Dirpolis.

Studimi bazohet në kombinimin e dy përbërësve: algoritme të mësimit të makinerive dhe aftësinë për t’i trajnuar dhe testuar ato në të dhënat e votimit, të cilat tani janë në domenin publik.

“Përdorimi i kombinuar i ‘të dhënave të hapura’ dhe inteligjencës artificiale ka dhe do të ketë gjithnjë e më shumë një ndikim të madh edhe në shkencat sociale”, komenton Silvestro Micera, një nga autorët e studimit.

“Megjithëse politika ka kritere dhe metoda veprimi specifike dhe pothuajse tërësisht të veta”, shton Emanuele Rossi, bashkëautor.

“Në disa rrethana mund të vërehet se përdorimi i metodologjive shkencore në dukje shumë të largëta prej saj mund të ndihmojë në analizimin dhe parashikimin. sjelljen e klasës politike, me aplikime të mundshme që janë evidente për të gjithë”, shton ai.

Studiuesit e udhëhequr nga Nicolò Meneghetti hetuan marrëdhënien midis votave të hedhura brenda Dhomës së Deputetëve dhe dinamikës së ndryshimit të grupeve parlamentare në dy legjislaturat e fundit (ato të 2013-2018 dhe 2018-2022).

Algoritmi ishte në gjendje të dallonte me saktësi të mirë midis deputetëve që do të ndërronin grupe dhe të tjerëve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – Të paktën 166 të vdekur nga temperaturat e larta
Artikulli tjetërShefi i KFOR-it, thirrje Prishtinës e Beogradit të ulen e të bisedojnë