Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 15 qershor 2023

TIRAnË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës në periudha afatshkurtra deri mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Re shi diell
Kukës 16/26 Re shi diell
Lezhë 18/27 Re shi diell
Dibër 15/24 Re shi diell
Durrës 18/28 Re shi diell
Tiranë 20/30 Re shi diell
Elbasan 17/30 Re shi diell
Berat 16/30 Re shi diell
Vlorë 20/30 Re shi diell
Korçë 14/25 Re shi diell
Gjirokastër 16/30 Re shi diell
Sarandë 20/30 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSveçla: Kam urdhëruar të ndalohet hyrja e mauneve nga Serbia
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/5/2023