Ballina Bota

GREQI – 78 të vdekur pas mbytjes së një varke me emigrantë

ATHINË, 14 qershor /ATSH-ANA/ – Numri i të vdekurve nga mbytja e një varke peshkimi, që transportonte emigrantë është rritur në 78, njoftuan autoritetet.

Varka, e cila kishte një numër të panjohur njerëzish në bord, u mbyt në ujërat ndërkombëtare 47 milje detare në jugperëndim të Pylos.

Një operacion masiv i kërkim-shpëtimit, i ngritur nga Roja Bregdetare Greke, ka shpëtuar deri më tani 104 individë – asnjëri prej të cilëve nuk ishte i veshur me jelek shpëtimi.

Emigrantët e tjerë të shpëtuar do të dërgohen në portin e Kalamatës, ku janë bërë përgatitjet për pritjen e tyre me asistencën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile.

Dy anije patrullimi dhe një varkë shpëtimi të Rojes Bregdetare, një fregatë e Marinës Greke, shtatë anije që lundronin aty pranë, një helikopter i Marinës Greke dhe një dron vazhduan kërkimin për të mbijetuarit./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava Kulturore Holandeze nisi nga Shkolla e Magjistraturës
Artikulli tjetërOsmani: Jemi afër zgjidhjes për depërshkallëzimin e situatës në veri