Ballina Flash

Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit

PRISHTInË, 13 qershor/ATSH/ Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it zhvilluan mëngjesin e sotëm takim me Kryeministrin Albin Kurti.

Në takim ishte zëvendësambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadori Francës dhe shefi i zyrës se BE-së, Tomas Szyunog.

Përfaqësuesit e shteteve të QUINIT nuk u deklaruan për mediet.

Ambasadorët e QUINT-it munduan mbrëmjen e djeshme në pritjen për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurime në Prizren në mbrojtje të arkitekturës tradicionale
Artikulli tjetërMatura Shtetërore, sot provimi i matematikës