Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 1,08 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane euro zbriti me 0,77 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 98.07 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 105.62 lekë.

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan me përkatësisht 0.61 lekë dhe 0.20 lekë në raport me lekun.

Monedha britanike këmbehet me 122.97 lekë dhe franga zvicerane me 108.86 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 98.07 -1.08
Euro EUR 105.62 -0.77
Poundi Britanik GBP 122.97 -0.61
Franga Zvicerane CHF 108.86 -0.20
Jeni Japonez (100) JPY 70.24 -0.70
Dollari Australian AUD 65.86 -0.36
Dollari Kanadez CAD 73.56 -0.75
Korona Suedeze SEK 9.05 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 9.06 +0.03
Korona Daneze DKK 14.17 -0.11
SDR SDR 130.44 -1.45
Ari (OZ 1) XAU 192471.38 -505.26
Argjendi (OZ 1) XAG 2384.42 +39.52
Juani Kinez (onshore) CNY 13.77 -0.14
Juani Kinez (offshore) CNH 13.74 -0.14
Lira Turke TRY 4.18 -0.06

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Mbështetje 320 sipërmarrjeve të bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Shkatërrimi i digës Kakhovka nuk mund të vlerësohet ende një krim lufte