Ballina Bota

BULLGARI – Wizz Air fillon fluturimet Sofje-Tiranë

SOFJE, 9 qershor /ATSH-BTA/ – Kompania ajrore Wizz Air do të fillojë fluturimet direkte nga Sofja në Tiranë, deklaroi sot kjo kompani.

Fluturimet drejt kryeqytetit shqiptar do të fillojnë nga 18 dhjetori 2023 dhe biletat janë tashmë në shitje në faqen zyrtare të kompanisë dhe aplikacionin celular.

Fluturimet do të kryhen tri herë në javë: të hënën, të mërkurën dhe të premten./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkrimi i “Financial Times”, kartolina më e sinqertë nga Shqipëria për publikun britanik
Artikulli tjetërBegaj dhe homologu estonez ndjekin stërvitjen për sigurinë kibernetike