Ballina Bota

FOKUS – Krimi kibernetik shënjestron BBC, ”British Airways” dhe ”Boots”

LONDËR, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Një bandë e krimit kibernetik, Clop, që besohet të jetë me qendër në Rusi, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha britanike me mbi 100 000 punonjës, t’u dërgojne atyre e-maile përpara datës 14 qershor ose në të kundërt të dhënat e vjedhura do të publikoheshin.

Sipas BBC, punonjësit e së cilës ishin viktima të hakerimit, Clop e bëri kërcënimin në rrjetin e errët, në një version jo standard të gjuhës angleze.

Gjithashtu, në shënjestër ishin listat e pagave të “British Airways”, “Boots”, “Aer Lingus”, “Nova Scotia Government” dhe Universiteti i Rochester, pasi banda depërtoi në një pjesë të njohur të softuerit të quajtur “MOVEit”, duke e përdorur atë si akses për të hyrë në të dhënat e qindra kompanive të tjera.

“Ky është njoftim për të edukuar kompanitë që përdorin produktin “Progress MOVEit”, se mundësia është që ne shkarkojmë shumë nga të dhënat tuaja si pjesë e shfrytëzimit të jashtëzakonshëm”, sipas një postimi të Clop.

“Postimi nxiti organizatat e prekura nga hakerimi, që t’i dërgonin një email bandës për të filluar një negociatë në rrjetin e errët të ekuipazhit”, tha BBC.

Në fillim të kësaj jave, ofruesi kryesor i listës së pagave në Mbretërinë e Bashkuar Zellis tha se tetë nga klientët e saj janë ndikuar nga “çështja globale”, e cila mund të ketë ekspozuar informacione personale, duke përfshirë emrat, adresat dhe detajet bankare.

“Boots” konfirmoi se kishte vënë në dijeni stafin për cenueshmërinë e të dhënave, që po prekte shumë kompani në mbarë botën.

“Cenueshmëria globale e të dhënave, e cila preku një softuer të palës së tretë të përdorur nga një prej ofruesve tanë të pagave, përfshinte disa nga të dhënat personale të anëtarëve të ekipit tonë”, tha një zëdhënëse e “Boots”.

“British Airways”, që ka rreth 34 000 të punësuar në BM, konfirmoi gjithashtu se ishte një nga kompanitë që u prek nga sulmi kibernetik.

“Ne kemi njoftuar ata kolegë, të dhënat personale të të cilëve janë komprometuar për të ofruar mbështetje dhe këshilla”, tha një zëdhënës.

“British Airways” dhe “Zellis” raportuan incidentin në Zyrën e Komisionerit të Informacionit (ICO).

“British Airways” pësoi një sulm kibernetik në vitin 2018, ndërsa besohet se hakerët mund të kenë akses në të dhënat personale të rreth 429 612 klientëve dhe stafit. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postimi vazhdoi duke nxitur organizatat e prekura nga hakerimi që t’i dërgojnë një e-mail bandës për të filluar një negociatë në portalin darknet të ekuipazhit, tha transmetuesi.

Në fillim të kësaj jave, kompania kryesore e pagave në Britani te Madhe “Zellis”, tha se tetë nga klientët e saj janë ndikuar nga “çështja globale”, e cila mund të ketë ekspozuar informacione personale, duke përfshirë emrat, adresat dhe detajet bankare.

Boots konfirmoi se e bëri të vetëdijshëm stafin e saj për cenueshmërinë e të dhënave që sipas saj po prekte shumë kompani në mbarë botën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj: Rimbursojmë akcizën e gazit për bizneset prodhuese
Artikulli tjetërArrestimi i Vangjush Dakos dhe 6 zyrtarëve të tjerë, SPAK zbardh dosjen hetimore