Ballina Flash

​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale

PRISHTINË, 5 qershor/ATSH/ Dhjetëra qytetarë serbë në Zubin Potok janë duke qëndruar para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Për dallim nga komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, këtu para tyre ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Vërehen edhe ushtarë të KFOR-it të cilët janë vendosur nëpër pika të ndryshme anash protestuesve.

Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava Kulturore Italiane, sopranoja e famshme Anna Pirozzi në TKOB
Artikulli tjetërFOKUS – UNESCO: Mjedisi çështja madhore që ndikon në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik