Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/6/2023

BOTË – Dita Botërore e Mjedisit.

MAKASAR (Indonezi) – Marina nga dhjetëra vende marrin pjesë në manovrat ushtarake ”Komodo”.

BRUKSEL (Belgjikë) – Dëgjimi i presidentes Christine Lagarde para Parlamentit Evropian.

LONDËR – 10-vjetori i zbulimeve të Edward Snowden për ekzistencën e programeve amerikane të mbikëqyrjes së komunikimit (NSA) të botuar në të përditshmen britanike ”The Guardian”.

LISBONË (Portugali) – Vizita e Jill Biden.

LUKSEMBURG – Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendos për një reformë gjyqësore polake të akuzuar nga Brukseli për minimin e pavarësisë së gjyqtarëve.

OSLO (Norvegji) – Konferenca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Konflikte të Armatosura.

KUPERTINO (SHBA) – Konferenca e Zhvilluesve të ”Apple”.

UASHINGTON – Biden pret kryeministrin danez.

RABAT (Marok) – Edicioni i 22-të i Trofeut Hassan II të Tbourida, kampionati tradicional i artit të kuajve.

BRAZIL – Përvjetori i parë i vrasjes së gazetarit britanik Dom Phillips dhe ekspertit indigjen Bruno Pereira në pyjet tropikale të Amazonës.

BRAZILIA (Brazil) – Vizita e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 5 qershor 2023
Artikulli tjetërFOKUS – BM: Sistemi i azilit ka nevojë për ndryshime rrënjësore