Ballina Flash

Shpallja “qytet-muze” e Gjirokastrës, Beratit, Krujës e Durrësit

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Më 2 qershor 1961, Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe pazari i vjetër i Krujës u shpallën qytete-muze.

Bazuar në këtë vendim të Këshillit të Ministrave u ngarkua Universiteti Shtetëror i Tiranës (USHT) që të kryente studimin dhe projektimin për zonifikimin e këtyre qyteteve.

Ndërkohë këto qytete duhet të mirëmbaheshin, të restauroheshin dhe të administroheshin në përputhje me dispozitat e Rregullores së qytetit-muze të Beratit dhe me udhëzimet e veçanta të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Sipas Rregullores së përmendur, qyteti i Beratit ndahej në zonën muze, në zonën e mbrojtur dhe në zonën e lirë. Zona muze ruante monumente të kategorisë I dhe II, në dallim nga zona e mbrojtur ku gjenin vend vetëm monumente të kategorisë I.

Ndërsa, në zonën e lirë bënin pjesë vetëm monumente të izoluara të kategorisë I, në pjesën e mbetur të qytetit pa pikëprerje me dy zonat e tjera.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet Mësuesja e Popullit, Parashqevi Qiriazi
Artikulli tjetërSHBA – Senati miraton projektligjin për tavanin e borxhit