Ballina Bota

SHBA – Senati miraton projektligjin për tavanin e borxhit

UASHINGTON, 2 qershor /ATSH-AA/ – Senati i SHBA-së miratoi projektligjin për tavanin e borxhit duke shmangur mospagesën e parë, që parashikohej të kishte pasoja katastrofike të borxhit të vendit, përpara afatit të 5 qershorit.

Senati votoi me 63 vota pro dhe 36 kundër për të miratuar legjislacionin.

Projektligji, i cili pezullon kufirin prej 31,4 trilionë dollarësh në kufirin e huamarrjes së qeverisë federale deri në janar 2025, tani pritet t’i dorëzohet presidentit Joe Biden për nënshkrim.

Kufiri i borxhit u arrit në janar, por Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë hapa për të siguruar që SHBA-ja të vazhdojë të paguajë faturat e saj./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallja “qytet-muze” e Gjirokastrës, Beratit, Krujës e Durrësit
Artikulli tjetërKQZ mandaton zyrtarisht 6 kryebashkiakë të 14 majit