Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 31 maj 2023

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri te dendura e më pas me kthjellime të pakta kalimtare deri në orët e para të mëngjesit. Nga orët e mesditës e në vazhdim shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.       

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/29 Diell re shi
Kukës 13/24 Diell re shi
Lezhë 17/28 Diell re shi
Dibër 12/23 Diell re shi
Durrës 16/27 Diell re shi
Tiranë 16/28 Diell re shi
Elbasan 15/29 Diell re shi
Berat 15/28 Diell re shi
Vlorë 16/28 Diell re shi
Korçë 10/19 Diell re shi
Gjirokastër 12/26 Diell re shi
Sarandë 15/26 Diell re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Ministri i Jashtëm: Kievi ka të drejtë të sulmojë territorin rus për vetëmbrojtje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/5/2023