Ballina Flash

Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviçit

PRISHTINË, 26 maj /ATSH/ Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit.

Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave.

KosovaPress mëson se dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.

Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotësjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria renditet e 4-ta për hetimin e më shumë rasteve në bashkëpunim me Eurojust
Artikulli tjetërEkspozitë në 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit