Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 25 maj 2023

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në lindje dhe jug të vendit reshjet priten në formën e shtrëngatave të izoluara dhe rrebesheve të vrullshme në intervale të shkurtra kohore

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Diell re shi
Kukës 13/23 Diell re shi
Lezhë 14/26 Diell re
Dibër 12/22 Diell re shi
Durrës 15/27 Diell re
Tiranë 16/26 Diell re shi
Elbasan 14/26 Diell re shi
Berat 13/26 Diell re shi
Vlorë 14/25 Diell re shi
Korçë 11/19 Diell re shi
Gjirokastër 10/24 Diell re shi
Sarandë 15/26 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – DeSantis paraqit zyrtarisht kandidaturën për president
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/5/2023