Ballina Aktualitet

Gjiknuri në Azerbajxhan: Shqipëria, i vetmi vend në botë që prodhon 100% energji të rinovueshme

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë sot në konferencën e organizuar në Azerbajxhan, mbi rolin e parlamenteve në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit përmes ekonomisë së gjelbër, lidhjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se, Shqipëria është i vetmi vend në botë që prodhon 100 % energji të rinovueshme falë hidroenergjisë, shtimit të kapaciteteve të energjisë diellore dhe së fundi edhe atë të erës, që mes të tjerash shkaktojnë një efekt pozitiv për ekonominë e gjelbër.

Lidhur me sigurinë dhe stabilitetin, ai theksoi se, është domosdoshmëri vijimi i një agjende të përbashkët drejt një të ardhmeje më të sigurt për Evropën dhe botën.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Di Ruzza: Ballkani Perëndimor dera e shtëpisë për Italinë
Artikulli tjetërPiramida kthehet në pikë turistike për Tiranën, në vjeshtë nisin kurset për të rinjtë