Ballina Bota

Bullgaria lider në teknologjinë e hidrogjenit në Ballkan

SOFJE, 17 maj /ATSH-BTA/ – Bullgaria është aktualisht lider në teknologjinë e hidrogjenit në Ballkan, tha Vasimir Radulov, bashkëthemelues i “Balkan Hydrogen Cluster”, gjatë forumit për zhvillim profesional në industrinë e energjisë së rinovueshme.

Sipas Radulov, Bullgaria është i vetmi prodhues i hidrogjenit dhe ka pajisjet më të nevojshme në rajon.

Industria e hidrogjenit do të çojë në një kërkesë më të lartë për staf të ri të trajnuar.

“Hidrogjeni si lëndë djegëse inovative është aktualisht përpara rregulloreve në Bullgari dhe në botë. Kjo është arsyeja pse të gjithë kanë mbetur prapa kornizës rregullative”, shtoi Radulov.

Sipas tij, ky është një potencial i madh i cili lidhet me zhvillimin e karrierës së të rinjve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakChollet bisedon me Vuçiç, kërkon shmangien e provokimeve mes Kosovës dhe Serbisë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 18 maj 2023