Ballina Aktualitet

PSD, 3 mandate në këshillin bashkiak në Fushë-Arrëz

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Përfundon numërimi i votimit për këshillin bashkiakë në bashkinë Fushë-Arrëz.

Partia Agrare Ambjentaliste ka marrë tre mandate në Këshillin Bashkiak në bashkinë Fushë-Arrëz duke rivalizuar me Partinë Socialdemokrate po me tre mandate, ndjekur nga Partia Socialiste me 2 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 1 mandat, Aleanca e Djathtë Liberale me 1 mandat dhe Partia Demokratike me 1 mandat.

Sipas të dhënave paraprake të publikuar nga KQZ, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7.96% ose 357 vota, Partia Socialiste 12.79% ose 574 vota, Partia Agrare Ambjentaliste 13.06 % ose 586 vota, Aleanca Liberale e Djathtë 6.89% ose 309 vota, Partia Socialdemokrate 13.22%, 593 vota, Partia Demokratike 6.89% 309 vota.

Po ashtu, partitë politike të mbetura pa mandat janë Partia Lëvizja e Legalitetit që ka marrë 0.39%, 16 vota. Partia Republikane 3.59% 161 vota.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti “ACTUS for Vjosa”, finalist për çmimin “New European Bauhaus 2023“
Artikulli tjetërFestohet Dita Ndërkombëtare e Dritës