Ballina Aktualitet

PS fiton 9 mandate në këshillin bashkiak rë Përrenjasit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Partia Socialiste ka fituar këshillin bashkiak të Përrenjasit. Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 39 qendrave të votimit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike në këtë bashki ka marrë 2 mandate.

Partia Demokracia Sociale (PDS), partia Aleanca Demokratike (AD), Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS) dhe partia e Gjelbër (PGJ) kanë marrë secila nga një mandat.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Osmani: BE mos të kërkojë të zbatohen gjëra që nuk janë në marrëveshje
Artikulli tjetërPS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Memaliajt