TIRANË, 16 maj /ATSH/ Partia Socialiste ka fituar këshillin bashkiak të Përrenjasit. Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 39 qendrave të votimit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.
Ndërsa Partia Demokratike në këtë bashki ka marrë 2 mandate.
Partia Demokracia Sociale (PDS), partia Aleanca Demokratike (AD), Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS) dhe partia e Gjelbër (PGJ) kanë marrë secila nga një mandat.
/r.e/
