Ballina Aktualitet

Peshkopia do të drejtohet nga PS, fiton Rahim Spahiu

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Edhe Peshkopia do të drejtohet nga Partia Socialiste në 4 vitet e ardhshme, duke e çuar në 4 numrin e bashkive që do të drejtohen nga e majta në qarkun e Dibrës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike në këtë qark tha se në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se PS do të bëjë më të mirë këtë qark.

“Dibra meriton të ketë vëmendjen e PS-së dhe qeverisë. Në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se do ta bëjmë më të mirë Dibrën”, deklaroi Balluku.

Kandidati i PS-së në bashkinë e Peshkopisë, Rahim Spahiu premtoi se do t’u shërbente të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Moment agonie për vlerat demokratike në vend
Artikulli tjetërPS fiton bashkinë Berat me Ervin Demon