Ballina Aktualitet

Votimi në Shkodër, deri në orën 16:00 pjesëmarrja 29.53%

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës po vijon normalisht procesi i votimit, ku kanë ngelur dhe më pak se 60 minuta nga përfundimi.

Në garë për këtë bashki janë Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Benet Beci kandidati i Partisë Socialiste.

Fotoreporteri i ATSH-së, Florian Abazaj solli pamje nga ky proces në disa nga qendrat e votimit në Shkodër.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrje në votim në Shkodër deri në orën 16.00 është 29.53% ku kanë raportuar 134 qendra votimi nga 247 në total.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko, apel qytetarëve të votojnë: Jepni kontributin tuaj
Artikulli tjetërCelibashi: 927 tentativa për votim të dyfishtë, identifikimi elektronik funksionoi