Ballina Flash

Dëmtuan reklamat e PD-së, Bejko: Prova që Berisha s’ka garë me PS-në, por me PD-në

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka reaguar sot  lidhur me dëmtimin e reklamave të PD-së, sipas tij, nga  nga simpatizantë të kryetarit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha.

Ata kanë fshirë numrin edhe emrin e Bejkos dhe me bojë të zezë kanë shkruar emrin e Belind Këlliçit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bejko thekson se “kjo është prova se Sali Berisha në këto zgjedhje nuk ka garë me socialistët, por me Partinë Demokratike. Berisha dhe Metaj kanë frikë nga forca e demokratëve të thjeshtë që do të votojnë masivish kundër tyre dhe Edi Ramës në 14 maj”.

“E dënoj me forcë këtë akt vandal, por gjithashtu i bëj thirrje autoriteteve që të marrin masat dhe të venë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit”, u shpreh Bejko.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Baerbock: BE duhet të mësojë nga gabimet e mëparshme kur rishikon marrëdhëniet e tij me Kinën
Artikulli tjetërSpiropali: Beci do ta bëjë Shkodrën perlë në rajon