Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 11 maj 2023

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet me intensitet deri mesatar parashikohen kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/20 Re shi diell
Kukës 8/14 Re shi diell
Lezhë 14/20 Re shi diell
Dibër 9/15 Re shi diell
Durrës 11/20 Re shi diell
Tiranë 13/22 Re shi diell
Elbasan 10/20 Re shi diell
Berat 12/21 Re shi diell
Vlorë 13/19 Re shi diell
Korçë 8/12 Re shi diell
Gjirokastër 9/19 Re shi diell
Sarandë 10/18 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Objektiv më 14 maj të kemi 80% të këshillave bashkiakë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/5/2023