Ballina Flash

Meta: Programi i Ledina Alollit për uljen e taksave dhe nxitjen e punësimit do uli kostot e jetesës

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për qytetarët që iu bashkuan mbrëmë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Korçës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Meta thekson në një postim në rrjetet sociale se “mijëra qytetarë  të Korçës sfiduan shiun dhe të ftohtin për të shprehur mbështetjen më entuziaste për Ndryshimin dhe Ledina Alollin si Kryebashkiake e ardhshme”.

Meta thekson se “programi i saj për uljen e taksave, mbështetjen e veçantë të bujqësisë e turizmit, termoizolimin e të gjitha banesave si edhe programet për nxitjen e punësimit për të rinjtë do të ulin kostot e jetesës”.

Më tej, ai shprehet besimplotë se të rinjtë e Korçës nuk do të ndalen asnjë minutë këto tre ditë për të kurorëzuar pedagogen e tyre të dashur si Kryebashkiake të Korçës.

“I bindur se edhe çdo grua dhe nënë korçare do të mbështesin Ledinën në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë më parë dhe të kenë një bashki që punon për forcimin e familjes dhe fuqizimin e grave dhe vajzave”, nënvizon Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia shpëton 3 persona, rrezikonin të mbyteshin pasi peshkarexha e tyre u godit nga një traget
Artikulli tjetërDita Kombëtare e Drejtësisë, Metani: Njerëzit shpresojnë te barazia para ligjit, kjo shpresë s’duhet vrarë