Ballina Aktualitet

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Metani: Njerëzit shpresojnë te barazia para ligjit, kjo shpresë s’duhet vrarë

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka përcjell mesazhin e tij me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë duke uruar çdo gjyqtar e prokuror, çdo jurist, që përpiqet çdo ditë të respektojë e zbatojë ligjin.

Metani thekson se “por sot, më shumë sesa të festojmë, duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është profesioni ynë, detyra që ushtrojmë, përgjegjësia që kemi përpara qytetarëve dhe të ardhmes”.

Ai nënvizon se më shumë akoma të jemi të ndërgjegjshëm, se njerëzit shpresojnë tek shteti ligjor, shpresojnë tek institucionet e drejtësisë, njerëzit shpresojnë tek ligji dhe barazia para tij.

Ai apelon që kjo shpresë nuk duhet vrarë.

“Nëse gjyqtarët e prokurorët, e bashkë me ta, edhe ne të tjerët, do t’i rezistojmë përpjekjeve të interesave politike, financiare e të tjera, që kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe paanësinë, nëse do të ruajmë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, atëherë i kemi bërë një shërbim të çmuar shoqërisë, demokracisë, të ardhmes së fëmijëve tanë, vendit tonë”, shprehet Metani.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Programi i Ledina Alollit për uljen e taksave dhe nxitjen e punësimit do uli kostot e jetesës
Artikulli tjetërRama mesazh qytetarëve: Le të vazhdojmë të ecim përpara në të gjithë Shqipërinë. Kurrë më mbrapa