STRASBURG, 9 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në një fjalim në Parlamentin Evropian mbi orientimin gjeopolitik të Bashkimit Evropian se ai e sheh Kinën si një partnere, pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënie.
“Marrëdhënia jonë me Kinën është marrëdhënie partnerësh, konkurrentësh dhe rivalësh sistemikë, ku rivaliteti dhe konkurrenca nga ana e Kinës është rritur padyshim”, tha ai.
Ai mbështeti një thirrje të mëparshme nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se blloku duhet të reduktojë rreziqet që lidhen me varësitë e tij ekonomike nga Pekini.
Scholz tha se investimi më shumë në sigurinë dhe mbrojtjen, qëndrueshmërinë civile, sovranitetin teknologjik, zinxhirët e besueshëm të furnizimit dhe pavarësinë në lëndët e para kritike do të forconin gjithashtu marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në.
“SHBA mbetet aleati më i rëndësishëm i Evropës”, theksoi ai./ a.jor.























