Ballina Ekonomi

Euroja bie poshtë vlerës 111 lekë

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Leku vijon të forcojë pozitat në raport me euron.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.26 lekë dhe këmbehet me 101.03 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.21 lekë dhe këmbehet me 110.94 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.12 lekë, duke u ngjitur në kuotën 127.45 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.34 lekë, ose 0.037 lekë më pak se ditën e enjte.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.03 +0.26
Euro EUR 110.94 -0.21
Poundi Britanik GBP 127.45 +0.12
Franga Zvicerane CHF 113.34 +0.03
Jeni Japonez (100) JPY 74.87 +0.23
Dollari Australian AUD 68.28 -0.08
Dollari Kanadez CAD 75.58 +0.06
Korona Suedeze SEK 9.93 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 9.59 -0.01
Korona Daneze DKK 14.90 -0.03
SDR SDR 136.59 +0.41
Ari (OZ 1) XAU 204715.07 +865.42
Argjendi (OZ 1) XAG 2576.52 -0.17
Juani Kinez (onshore) CNY 14.59 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 14.58 +0.02
Lira Turke TRY 5.18 +0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Evropa është këtu
Artikulli tjetërFOKUS – Gjermania: Rivaliteti dhe konkurrenca nga Kina janë rritur