View this post on Instagram
TIRANË, 29 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qarkun e Gjirokastrës, ku zhvilloi takime elektorale në disa bashki.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull me këngën e fushatës “Vetëm përpara”.
“Kur të merr kalamoni përpara”, shkruan Rama.
Rama tashmë e ka kthyer në traditë, që pas përfundimit të takimeve, kërcen me të pranishmit nën tingujt e këngës së fushatës elektorale të PS-së , “Vetëm përpara”.
/k.s/























