TIRANË, 20 prill/ATSH/ Pedagogët në të gjitha universitetet publike të vendit do të kenë 30 % rritje të pagës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha sot se vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.
“Vitin e kaluar në shtator ne morëm vendimin për rritjen me 15 % të pagave të pedagogëve, ku sigurisht 7 % u rrit nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë universiteteve. Këtë herë kemi marrë vendim për një rritje më të madhe, e cila do të jetë 30 % në pagën e pedagogëve, ku 20 % do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucioneve të arsimit të lartë”, nënvizoi Kushi.
Ministrja Kushi u shpreh se “përfitues do të jenë 4237 punonjës, staf akademik i universiteteve”.
“Mësuesit dhe pedagogët do të jenë në fokus të vëmendjes sonë”, tha Kushi.
/k.s/r.e/























