Ballina Ekonomi

INSTAT: Drejt BE-së, 76.3 % e eksporteve

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian për tremujorin e parë të këtij viti zënë 59.3 % të gjithë tregtisë.

Referuar raportit për tregtinë e jashtme, në periudhën janar–mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50.9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.5 %, Turqia me 7.4 %, Kina me 6.8 % dhe Greqia me 6.8 %.

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova me 2.5 %, Greqia me 66.4 % dhe Maqedonia me 47.8 %.

Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Italia me 8.5 %, Gjermania me 21.8 % dhe Kina me 49 %.

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina me 28.3 %, Gjermania me 7.8 % dhe SHBA me 55.3 %.

Sipas INSTAT-it, ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 3.7 %, Turqia me 11,2 % dhe Greqia me 19 %.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 %, krahasuar me një vit më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFitër Bajrami, 3 parkingje falas për besimtarët
Artikulli tjetërPARIS – Macron: Reforma e pensioneve e bën Francën më të fortë