Ballina Aktualitet

Bejko takim në Vaqarr: Aleancën e kemi me njerëzit e thjeshtë të Tiranës

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i shoqëruar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar sot një takim me demokratë të Vaqarrit, dega 15, Tiranë.

Në takim me demokratët, Bejko tha se, “në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën”.

“Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjeshtë të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia, por edhe kryeministri”, tha Bejko.

Në takim banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që u dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme.

Bejko premtoi se, “çdo shqetësim i tyre do të përfshihet në programin e skuadrës sonë, që do të publikohet këto ditë dhe do të ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës”.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoma e interesit për obligacionet zbriti në 4.35 %
Artikulli tjetërNë shkurt kredia për individët u rrit me 11.8%