Ballina Bota

LITUANI – Landsbergis: Kina nuk është garantuese e sigurisë sonë

VILNIUS, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Duke marrë parasysh ndikimin ekonomik dhe politik të Kinës, ne duhet të mendohemi të paktën dy herë nëse vërtet duam që Kina të bëhet përgjegjëse për sigurinë e Bashkimit dhe kontinentit evropian, deklaroi ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis duke komentuar vizitën e Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen në Pekin.

Landsbergis ishte jashtëzakonisht kritik ndaj vendimit të presidentit të Komisionit Evropian për të kërkuar “uljen e rrezikut” të përshkallëzimit ushtarak në Kinë.

Në këtë drejtim, ministri vuri në dukje se ”në aleancën informale me Rusinë, Kina përfaqëson partnerin e vërtetë dominues, satelit i së cilës Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përfunduan sot takimet me liderët kinezë, ku i bënë thirrje Kinës për të ofruar ndihmën e saj për të rivendosur paqen në Ukrainë.

Gjithashtu, ata paralajmëruan Pekinin për rrezikun e furnizimit të Rusisë me armë.

”Armatosja e agresorit do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet tona”, tha von der Leyen pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping.

Macron tha se shpresonte që Kina do të ushtronte presion mbi Rusinë për të kërkuar negociata në konfliktin e Ukrainës./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Gërvalla: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet sfidë
Artikulli tjetërRama: Shkon në 81 mijë lekë paga e specialistit më të ulët të administratës