TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se 70 319 pensionistë kanë përfituar bonusin prej 5 000 lekësh për datat 3 dhe 4 prill, të akorduar pak ditë më parë nga qeveria si ndihmë për këtë kategori, si rezultat i mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme mbi furnizuesit privat të energjisë.
“Janë rreth 700 mijë pensionistë të të gjitha kategorive të mbuluara nga ISSH që do të marrin këtë shpërblim. Sjellim në vëmendje se individët që nuk do të mund ta tërheqin brenda muajit kanë të drejtë ta marrin në vazhdimësi, brenda 36 muajve”, u shpreh ajo.

/r.e/























