Ballina Bota

POLONI – Zelensky viziton Varshavën

VARSHAVE, 3 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Poloninë.

”Ndër të tjera, në kështjellën mbretërore të Varshavës, ai do të takohet me ukrainasit që kanë gjetur strehim në vendin fqinj”, shkroi në Twitter një zëdhënës i presidentit polak Andrzej Duda.

Zelensky deri më tani ka udhëtuar jashtë vendit vetëm shumë rrallë që nga fillimi i luftës në Rusi shkurtin e kaluar.

Polonia konsiderohet një aleate e rëndësishme e Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Kohët e fundit u njoftua gjithashtu se Ukraina po porosit 100 automjete të reja luftarake të këmbësorisë me rrota nga Polonia, për t’u financuar me paratë e SHBA dhe Evropës./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: 173 aplikime për Bonusin e Rijetësimit
Artikulli tjetërFOKUS – Finlanda anëtarja e 31-të e NATO-s