Ballina Bota

FOKUS – Finlanda anëtarja e 31-të e NATO-s

BRUKSEL, 3 prill /ATSH/ – Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s të martën, deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, sipas BBC.

Aplikimi u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi të gjatë.

Turqia e kishte vonuar aplikimin, pasi u ankua se Finlanda po mbështette “terroristët”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon atë për ankesa të ngjashme.

Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Stoltenberg.

“Për rrjedhojë edhe Suedia do të jetë më e sigurt”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Zelensky viziton Varshavën
Artikulli tjetërFOKUS – Ministrja franceze fshikullohet për daljen në ballinën e ”Playboy”