Ballina Aktualitet

Kuvendi, interpelancë me ministren Ibrahimaj

TIRANË, 30 mars/ATSH – I. Vata/ Kuvendi zhvillon sot në seancë plenare interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në lidhje me fondin e Rindërtimit.

Në seancën plenare të Kuvendit do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.

Projektligjet që do të shqyrtohen në Kuvend janë: Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
Artikulli tjetërAMF: Mbi 187 mijë kontrata sigurimi në dy muaj