TIRANË, 27 mars/ATSH/ Komiteti Shumëpalësh mbi Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP) miratoi sot planin e ri kombëtar të veprimit për periudhën 2023-2024.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, e cila drejton këtë komitet theksoi se, shoqëria civile ka dhënë një kontribut të madh për hartimin e këtij plani.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike qendrore të ngarkuar me OGP, anëtarë të shoqërisë civile, si dhe të ftuar të përhershëm të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së SHBA në Shqipëri.
/gj.m/r.e/













