TIRANË, 24 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot shfuqizmin e ligjit për “Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”.
Sipas vendimit, funksionet, kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara për Agjencinë Kombëtare të Diasporës do të vijojnë të kryhen nga kjo agjenci deri në krijimin/organizimin e institucionit/strukturës përkatëse përgjegjëse për to.
Nëpunësit civilë aktualë dhe punonjësit aktualë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, do të trajtohen përkatësisht sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
/k.s/r.e/













