Ballina Bota

PARIS – Macron: Vendimi për të shtyrë vizitën e mbretit Charles në Francë një gjykim i shëndoshë

PARIS, 24 mars /ATSH-DPA/ – Vendimi për të shtyrë vizitën e mbretit të Britanisë se Madhe Charles III në Francë ishte një gjykim i shëndoshë, duke pasur parasysh trazirat e shkaktuara nga reformat e pensioneve të qeverisë, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

Mbreti Charles dhe mbreteresha Camilla kishin planifikuar të vizitonin Francën të dielën.

Ata duhet të vizitonin Parisin dhe Bordeaux-in përpara se të niseshin në Gjermani të mërkurën.

Por, grevat e punëtorëve dhe protestat masive që tronditën Francën, të cilat u shndërruan në të dhunshme, kur protestuesit dëmtuan një pjesë të bashkisë së Bordo duke e djegur atë,  i detyruan anëtarët e mbretërisë të pezullojnë itinerarin e tyre të udhëtimit.

Ende nuk është caktuar një datë e re për vizitën shtetërore.

“Mendoj se nuk do të ishim seriozë dhe do të na mungonte gjykimi i shëndoshë nëse do t’i propozonim madhërisë së tij mbretit dhe bashkëshortes së tij, mbretëreshës që të zhvillonin një vizitë shtetërore mes protestave në vend”, tha Macron.

Protestat e mëdha shpërthyen në qytetet franceze të enjten në mbrëmje.

Qeveria raportoi pjesëmarrjen e mbi 1 milion njerëzve, ndërsa organizatorët e sindikatave thanë se numri ishte rreth 3.5 milion.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare në Bujqësi, AZHBR: Aplikohet me një nga katër dokumentet e pronësisë
Artikulli tjetërMirëpërcaktim i rregullave të administrimit të procesit zgjedhor në KQV