Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 10 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan 5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Mars 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 222

Testime totale 2,045,774
Raste pozitive 333,726
Raste të shëruara 329,976
Raste Aktive 149
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 5
Durrës. 2
Shkodër. 1

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Vuçiç: S’dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës
Artikulli tjetërSfida e parë kualifikuese e Euro 2024 me Poloninë, programi stërvitor i Kombëtares