Ballina Ekonomi

Rama: Bubqi i rilindur pas rrënimit

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Bubqi i rilindur pas tërmetit të nëntorit 2019.

Rama tha se, “Bubqi i rilindur pas rrënimit, tashmë edhe me godinën që do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, si edhe me shkollën e re, palestrën e amfiteatrin aty pranë”.

Në Bubq janë 45 apartamente në 7 pallate me kate të ulëta dhe 78 njësi individuale. Pallatet janë me veshjen e jashtme me standardet e fundit me kursim energjie dhe me ashensor. Banesat individuale janë po ashtu me kapotë për eficiencë energjie.

Tek apartamentet e pallateve janë shtruar linjat ngrohje-ftohje dhe kur të hyjnë familjarët mund të vendosin kondicionerët. Zona është me hapësira publike dhe gjithë kuadrati do të sistemohet si park i gjelbër.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria U-17 nis grumbullimin, Bulku shpall listën e lojtarëve
Artikulli tjetërKurti takon deputetët evropianë, diskutuan për mundësitë dhe pritjet nga takimi në Ohër