Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 26 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 14 mars/ATSH/  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 362 testime, nga të cilët 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet e reja u konfirmuan 14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Mars 2023)

Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 362

Testime totale 2,044,400
Raste pozitive 333,689
Raste të shëruara 329,904
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157
Fier 9
Berat. 7
Vlorë 5
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Shkodër. 1
Kukës. 1

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDETI I ZI – Një avion rus godet një dron amerikan
Artikulli tjetërBerisha: Diskriminim i veriut, asnjë investim