Ballina Ekonomi

Rritet shkalla e punësimit tek të rinjtë

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas shkalla e punësimit të të rinjve u rrit, duke shkuar në 44.6 %.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky tregues është rritur me 1.8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, dhe me 0.9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç në tremujorin e katërt të vitit 2022 është 21.5 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e katërt 2022, është rritur me 0.9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, ky tregues është rritur me 1 pikë përqindje.

Sipas INSTAT-it, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 67.5 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 8 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 16.6 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritje e përgjithshme e pagave në muajt në vijim
Artikulli tjetërVeliaj: Faleminderit kryeministrit për mbështetjen dhe për gjithë energjinë