Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Reformë në sistemin e pagave dhe shpërblimeve

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, taksa e jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë do të mblidhet në fund të muajit mars.

Në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj u shpreh se, në prill do të vendoset dhe skema e rishpërndarjes për kategoritë në nevojë dhe pensionistët.

Ministrja po ashtu paralajmëroi edhe një reformë në sistemin e pagave dhe shpërblimeve në vendin tonë, pasi si u shpreh ajo, “kemi arritur në stadin ekonomik, ku Shqipëria nuk mund të jetë konkurrente për paga të ulëta, por për know-how dhe specializimin”.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Arsimi i orientuar, klasa artistike në shkollat klasike
Artikulli tjetërCaka: Veliaj, në krye të bashkisë për interesat e tij