Ballina Flash

Policia Bashkiake dhuron gjak, Veliaj: Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Policia Bashkiake e Tiranës ka vijuar traditën e bukur të dhurimit të gjakut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të dhurojnë gjak duke u bërë kështu heroi i një personi që ka nevojë.

“Nënkryetari Andi Seferi bashkë me kolegët e Policia Bashkiake Tiranë vijuan traditën në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave në nevojë.
Një bravo për grupin , që veç përmbushjes së misionit tuaj ligjor në krye të detyrës, jeni shembull edhe i përgjegjësisë sociale! Dhuro gjak, bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty”, shkruan Veliaj.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkëmbimet tregtare me Maqedoninë e Veriut, kryesojnë eksportet bujqësore
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz: Nuk shoh gatishmëri të Putinit për të negociuar mbi konfliktin